Selimi: Sikur PAN t’i kishte numrat, tashmë seanca konstituive do të ishte mbajtur

Selimi: Sikur PAN t’i kishte numrat, tashmë seanca konstituive do të ishte mbajtur

“Sikur PAN t’i kishte numrat, tashmë seanca konstituive do të ishte mbajtur”, ka thënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një intervistë për TV Dukagjini. Sipas tij, krejt kjo tendencë me zgjatje të tilla është tendencë e papranueshme për qytetarët. Sipas tij, PAN synon që të lodhë subjektet e tjera politike dhe qytetarët. “Po t’i kishin numrat, tash do të kishim seancën konstituive të mbajtur”, u shpreh ai, përderisa shtoi se krejt kjo situatë është krijim artificial i një fryme të fituesit. Ndërkaq, Rexhepi theksoi se në cilëndo situatë koalicioni PAN, do ta kishte të pamundur të lëvizë nën varësinë e Listës Serbe, për të cilën tha se nëse VV dhe LAA do ta formonin qeverinë pas dështimit të PAN-it, ata nuk do të flasin fare me Listën Serbe, pasi vet i kanë 61 vota, të cilat i mjaftojnë që ta formojnë qeverinë, kurse Listës Serbe do i jepnin vetëm atë pozitë që ia garanton kushtetuta, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …