Zgjedhja e vetme për tejkalimin e krizës politike në vend janë zgjedhjet e reja parlamentare, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili ka rikonfirmuar se opozita është e bashkuar për zgjedhje. “Jemi të bashkuar si opozitë për zgjedhje të reja, por si do të shkojmë në zgjedhje si opozitë është herët të flasim. Ai ka shtuar se koha e VLAN-it ka treguar se kush tradhton dhe kush jo, dhe sipas tij, ata që tradhtuan tashmë janë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Opozita kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar dhe, sipas tij, një seancë e tillë pa opozitën është jolegjitime. Mirëpo zgjedhja e Thaçit varet nga deputetët e LDK-së, ka saktësuar Rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
