Familjarët nuk lejohen të marrin pjesë në seancën për Grupin e Kumanovës

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj 29 të akuzuarve për luftimet në Kumanovë në maj të vitit të kaluar, por familjarët e të akuzuarve nuk u lejuan të marrin pjesë në seancë. Familjarë të shumtë të pjesëtarëve të UÇK-së, kryesisht nga Kosova, u privuan nga e drejta që të jenë të pranishëm në gjykim. Ata kërkuan një gjykim të drejtë, pasi që vlerësojnë se ata janë të pafajshëm. Poashtu, familjarët e të arrestuarve për luftimet në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, kërkuan që t’i jepet fund keqtrajtimit të tyre në burgjet e Prilepit dhe Manastirit. Para nisjes dhe gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore për grupin e Kumanovës, masat e sigurisë ishin në nivelin më të lartë të mundshëm. Shumë rrugë ishin të bllokuara për orë të tëra, helikopterët qarkullonin pa ndërprerë, ndërsa forca speciale policore kishte në çdo cep të Shkupit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …