Selman Shkodra: Cilado parti në pushtet do të detyrohet ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Analisti Selman Shkodra, ka deklaruar se cilado parti që do të vijë në pushtet në Kosovë do të jetë e detyruar ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, ky hap është i pashmangshëm dhe pritet të ndodhë shumë shpejt. Unë nuk besoj që e zë vjeshta e vitit 2025 pa e dërguar statutin atje,” ka deklaruar Shkodra.  Proceset integruese, mos-heqja e masave, mbajtja në këtë gjendje, mos-takimet bilaterale, mos-zhvillimi i programeve siç kanë Shtetet e Bashkuara, mos  anëtarësimi në organizata multilaterale-ndërkombëtare – janë disa nga faktorët që do ta bëjnë të domosdoshëm këtë hap,” ka shtuar analisti Selman Shkodra.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtetuesja: Dekreti i Presidentes nuk prodhon efekt juridik – deputetët kanë 34 ditë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesat KO72/26 dhe KO74/26, …