Selmanaj tërhiqet nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit

Selmanaj tërhiqet nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit

Rasim Selmanaj është larguar nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit. Deri tek ky vendim Selmanaj ka ardhur pasi në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur t’i fitojë votat për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Unë, Rasim Selmanaj, i lindur më 8. 3. 1963, deklaroi me përgjegjësi të plotë morale dhe juridike, se pranoi postin e deputetit të Republikës së Kuvendit të Kosovës, të cilin e kam fituar nga zgjedhjet e mbajtura më 11.06.2017, si dhe deklaroi se tërhiqem nga pozita e kryetarit të Komunës së Deçanit”, thuhet në letrën e Selmanajt drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai i ka falënderuar qytetarët e Deçanit për përkrahjen që i kanë dhënë atij në çdo proces.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …