Senatorë amerikanë kërkojnë njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë – kundër çdo ndryshimi kufijsh në Ballkan

Dy senatorë amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i kanë paraqitur Kongresit të SHBA-së, një amendament të ri që kërkon njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, duke refuzuar çdo politikë që mbështet ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që mban datën 6 shtator, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, të bazuar në njohje reciproke. Amendamenti është pjesë e projektligjit për buxhetin e ushtrisë amerikane për vitin fiskal 2026 dhe përfshin edhe qëndrimet e SHBA-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në të, dy senatorët nënvizojnë rëndësinë e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik në rajon, duke u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit. Po ashtu, theksohet se SHBA duhet të shmangë çdo politikë që mbështet ndarje territoriale mbi baza etnike dhe të përkrahë demokracitë pluraliste si garanci për paqe të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Qasja e papërgjegjshme e Kurtit e ka çuar dialogun Kosovë–Serbi në “vdekje klinike”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin …