Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Një dokument që ishte objekt diskutimi midis ministrave të BE-së dhe në të cilin Radio Evropa e Lirë ka qasje, sugjeron se Serbia pritet të vendosë për zgjedhjen e saj strategjike. “Serbia pritet të mos lërë asnjë dyshim në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të BE-së në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nevojitet një angazhim i plotë për reformat e përshpejtuara në lidhje me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Serbia është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, thuhet në dokument.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …