Policia serbe i ka ndaluar punimet në ngritjen e memorialit të Ridvan Qazimit, i njohur si “Komandanti Lleshi” në Tërnoc të Madh, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ndruyshe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, deklaroi më 20 prill se në kodrën mbi Tërnoc të Madh kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një monumenti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Ridvan Qazimi. “Lleshi” ishte një nga katër komandantët e UÇPMB-së. Ai u vra në vitin 2001 gjatë një beteje me forcat sebe në Tërnoc.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
