PS-ja udhëheq në tetë qarqe të Shqipërisë, ndërsa në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës udhëheq PD-ja

PS-ja udhëheq në tetë qarqe të Shqipërisë, ndërsa në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës udhëheq PD-ja

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate.   Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në tetë  qarqet e tjera kryeson Partia Socialiste. Deri në orën 7:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total. Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tom Doshi,  2.84 %.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …