Vuçiq

Serbia mund të diskutojë çdo gjë me Kosovën vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi, thotë kryetari i Serbisë, A. Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka thënë senatorëve amerikanë, Merfi dhe Xhonson  se “Beogradi pret heqjen e taksës” dhe se do “arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit me Kosovën. Një  zgjidhje e mirë “nuk mundë jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë”, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë. “Serbia mund të diskutojë çdo gjë me Kosovës vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, ka thënë Vuçiq. “Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, ka thënë Vuçiqi. Senatorët amerikanë qëndruan këtë javë edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …