Ambasadori i Serbisë, në Ankara të Turqisë, Danilo Vuçetiq, gjatë një interviste për gazetën “Zaman” ka thënë se në fund të procesit të negociatave me BE-në, Serbia do të kushtëzohet që ta njohë Kosovën. “BE-ja dëshiron që Serbia të njohë Kosovën si një pjesë e procesit të anëtarësimit në BE”. Vuçetiq ka kritikuar marrëveshjen e Brukselit, dhe se ka përsëritur qëndrimin e Presidentit serb Tomislav Nikoliç, i cili ka thënë se “Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe se ne duhet të jemi gati”. Ai ndër të tjera, ka thënë se kërkesa e BE-së për Serbinë me Kosovën të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mund të interpretohet thjesht “si një përpjekje nga ana e BE-së për të detyruar Serbinë që ta njohë Kosovën”.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga
Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
