Serbia po e pengon Kosovën si në raportet me shtetet tjera, ashtu edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Serbia po e pengon Kosovën si në raportet me shtetet tjera, ashtu edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Pavarësisht dialogut tashmë shtatëvjeçar për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pasi kjo e fundit vazhdon të jetë pengesë për Kosovën në çdo proces. Përveç lobimit për tërheqjen e njohjeve të shtetit më të ri në Evropë, Serbia vazhdon të paraqitet pengesë edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Dialogu shtatëvjeçar i quajtur “për normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndikuar në përmirësimin e raporteve në mes të të dyja vendeve. Përkundrazi, lufta diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ashpërsohet dita-ditës. Serbia vazhdon të paraqitet pengesë për Kosovën si në raportet e Kosovës me shtetet tjera, ashtu edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo është dëshmuar edhe në rastin e dështimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare – INTERPOL e një pengesë e tillë i ishte bërë edhe gjatë tentimit të Kosovës për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim ( UNESCO). Përveç në politikën e jashtme, përmes Listës Serbe Beogradi ka vonuar edhe procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi ka thënë se Serbia është vënë në fushatë agresive ndaj Kosovës, prandaj ai ka thënë se përveç taksës për produktet serbe Kosova në të ardhmen do të vendosë edhe masa tjera. “Serbia po vazhdon fushatën e saj agresive kundër Kosovës në INTERPOL. Po ashtu është duke minuar procesin e normalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …