Serbia po vazhdon me forcimin e
strukturave paralele në Kosovë, duke emëruar zyrtarë të rinj në krye të
institucioneve ilegale. Marrëveshjet e arritura në Bruksel, ku mes të tjerash
parashihet edhe shpërbërja e strukturave paralele, nuk kanë penguar të
ashtuquajturën Zyrë për Kosovën që të emërojë Zoran Stojkoviqin në krye të Zyrës
për Rajonin e Anamoravës, me seli në Kllokot. Ai do të ketë si detyrë të bëjë bashkërendimin
e institucioneve ilegale të Beogradit në Anamoravë. Më herët, Stojkoviq kishte
qenë kryetar i të ashtuquajturës komunë paralele e Gjilanit. 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				