leoni

Serbia po vazhdon më vendosmëri lobimin kundër anëtarsimit të Kosovës në UNESCO

Serbia po vazhdon më vendosmëri lobimin kundër anëtarsimit të Kosovës në UNESCO

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviq, të dielën në Kuvendin e përgjithshëm të konferencës së kishave evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në pyetje vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas tij “pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhen nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”.“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha ndër tjerash Gjorgjeviq.

Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjedhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jenë krejtësisht të kënaqura, por të dyja palët do të marrin diçka. Ndërkaq, Serbia në vazhdimësi lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë. Në sajë të aktiviteteve diplomatike të Serbisë dhe ndihmës së vendeve të veçanta kryesisht Rusisë, Kosova nuk ka arritur të bëhet anëtare e OKB-së, Këshillit të Evropës e as UNESCO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …