Serbia rrit praninë policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën

Serbia rrit praninë policore dhe ushtarake në kufi me Kosovën

Serbia ka shtuar praninë e xhandarmërisë dhe ushtrisë në brezin kufitar me Kosovën. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq bashkë me atë të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq kanë vizituar bazën e xhandarmërisë në afërsi të kufirit me Kosovën. Me këtë rast, ata nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendimin e veprimeve dhe shtimit të numrit të policisë dhe ushtrisë në patrullimin e kufirit. Dy ministrat serbë pohuan se rritja e forcave të xhandarmërisë dhe ushtrisë bëhet në ato pjesë, ku vlerësohet se rrezikohet më së shumti siguria. Ministri i Brendshëm serb citohet të ketë deklaruar se gjithë kjo po bëhet për të parandaluar veprime terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …