Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë

Kushtetuesja përkrahu uzurpimin e pronave nga Manastiri i Deçanit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të pretendimit të Manastirit të Deçanit mbi pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore. Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë kërkesës së kryemurgut të këtij manastiri, Dragutin Janjiq, duke shfuqizuar vendimet e Kolegjit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Madje, Gjykata në verdiktin e saj ka konstatuar se ka pasur shkelje të nenit 21 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky vendim që bëhet në dëm të pronës së ndërmarrjeve shoqërore, legjitimon vendimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili i kishte falur tokat e ndërmarrjeve shoqërore Manastirit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …