Serbia vazhdon me arrestimin dhe ndalimin e shtetetasve të Kosovës, MPJD i apelon Quintit që të adresojnë këtë shqetësim

Serbia vazhdon me arrestimin dhe ndalimin e shtetetasve të Kosovës, MPJD i apelon Quintit që të adresojnë këtë shqetësim

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë. Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tij janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Ministria e Jashtme i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …