leoni

Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia vazhdon militarizimin e xhandarmërisë

Serbia po e militarizon edhe më shumë xhandarmërinë e saj, duke e pajisur me mjete të reja luftarake. Gjatë një ceremonie solemne, sot u bë dorëzimi i 20 mjeteve luftarake të blinduara te xhandarmëria e Serbisë. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, citohet të këtë thënë se ‘xhandarmëria e Policisë së Serbisë është e pakonkurrencë për nga forca në rajon”. Kreu i Qeverisë serbe tha se qytetarët e Serbisë nuk duhet të ndihen të shqetësuar për sigurinë e tyre, ndërkaq paralajmëroi se do të investohet edhe më tej në industrinë e dedikuar për mbrojtje. Kohëve të fundit, Serbia ka shtuar praninë e xhandarmërisë së saj në brezin kufitar me Kosovën, duke i mbajtur nën tension banorët e fshatrave shqiptare në të dyja anët e kufirit. Gjendja më alarmante paraqitet në Bujanoc, përkatësisht në fshatrat e malësisë së kësaj komune, ku banorët jetojnë në agoninë e terrorit që shkakton paraqitja e xhandarëve të armatosur. Po kështu edhe në Karaçevë të Dardanës, gjendja është e njëjtë, ku patrullat e xhandarmërisë serbe depërtojnë pa kurrfarë pengese në territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …