Sergej Orlov: Nuk bëhet fjalë për konflikt rajonal, por thjesht është një luftë kundër demokracisë, lirisë dhe kundër popullit të Ukrainës

Nënkryetari i qytetit ukrainas, Mariupol, Sergej Orlov, ka njoftuar se ky qytet është nën sulme të vazhdueshme të trupave ruse. Ai u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s të dërgojnë trupa në Ukrainë, pasi që Rusia nuk do të ndalet derisa vendin e tij ta shndërrojë në shkretëtirë dhe të vrasë shumë civilë. Sergei Orlov tha për mediet  se “nuk ka ndonjë mënyrë sesi të ndalet Putini i cili po vret civilë nga qielli, përveç nëse NATO zgjohet dhe e kupton se nuk bëhet fjalë për konflikt rajonal, por thjesht është një luftë kundër demokracisë, lirisë dhe një prej kombeve më të mëdha në Evropë”. Presim që një ditë liderët e NATO-s do ta kuptojnë se do të jetë plotësisht e nevojshme ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake, për ta përkrahur Ukrainën dhe për ta ndalur  Putinin”, shtoi Orlov.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …