Sërish është suspenduar e shkarkuar nga pozita e drejtorit të AME-së, Fadil Kodra, kësaj radhe nga Albin Kurti

Sërish është suspenduar e shkarkuar nga pozita e drejtorit të AME-së, Fadil Kodra, kësaj radhe nga Albin Kurti. Brenda 24 orëve, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra, është suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë. Vendimin për suspendim e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022. Një ditë më pas, Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta shkarkojë Kodrën. Kjo s’është hera e parë që pushteti merret me Fadil Kodrën. Ai ishte shkarkuar edhe në muajin korrik nga Sveçla, por që vendimi ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Avokati i Kodrës i ka konsideruar vendimet e Kurtit dhe Sveçlës, si hakmarrje politike. Për herë të dytë brenda rreth tre muajve, Fadil Kodra është shkarkuar nga pozitat që mbante në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

 Më 13 tetor, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që ta suspendojë Kodrën, për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …