Brickos

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Edhe 45 shqip dhe serbisht folës janë paraqitur në Gjykatën Speciale duke pretenduar të jenë viktima të UÇK-së

Edhe 45 shqip dhe serbisht folës  janë paraqitur në Gjykatën Speciale duke pretenduar të jenë viktima të UÇK-së. Ata tashmë kanë dorëzuar kërkesat në konkurs përmes e-mailit dhe Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokument shihet se Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka rekomanduar që 39 aplikacione të këtyre personave të pranohen, ndërsa për gjashtë të tjera ka kërkuar të refuzohen, bën të ditur Lajmi.net. Ata që po pretendojnë të jenë viktima direkte dhe indirekte të UÇK-së, të përkatësisë shqiptare dhe serbe, kanë kërkuar disa masa mbrojtëse si në vijim:

8 nga ta kanë kërkuar mos-zbulim për publik;

16 kanë kërkuar mos-zbulim për publikun dhe të akuzuarit;

Një person ka kërkuar mos-zbulim për të akuzuarit

15 kanë kërkuar mos-zbulim për publikun, të akuzuarit dhe mbrojtësit;

Dy aplikantë kanë kërkuar mos zbulim për publikun, prokurorinë, të akuzuarit dhe avokatët;

Përse këta dëshmitarë të mbrojtur nuk duan t’ i  njohë askush dhe sa të besueshme do të jenë pretendimet e tyre kundër krerëve të luftës së UÇK-së, tani që Këshilli i Evropës duhet të ndajë drejtësi për këtë gjykatë njëetnike, fantome dhe morbide

 

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …