leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Më mirë një fund i një  të keqeje, sesa një e keqe pa fund!

Më mirë një fund i një  të keqeje, sesa një e keqe pa fund!

Kjo solli krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë!

Cilat do të ishin të këqijat më të mëdha sesa kjo Gjykatë?

  1. Me pas dështuar lufta me pas kapitulluar pa kushte!

Te gjithë luftëtaret e mbetur gjallë do te gjykoheshin në Beograd se pse këtu do të ishte Serbi!

Jo veç kaq këtu në Kosovë nuk do te kishte Shqiptar,do te ishte e zbrazur nga Shqiptaret si Toplica do të behej, pos ndonjë kolaboracionistë që ishte shndërruar në shkja! Luftëtarët dhe ata qe e kanë ndihmuar luftën do ti mblidhte Interpoli dhe Europoli nëpër Botë e do te ja dorëzonte Serbisë!

Kjo e keqe ma e madhe do te ishte, për ne luftëtarët për popullin dhe Atdheun tonë!

  1. Me e pas marr pushtetin Farku dhe LDK e këta te sotmit me pas pasur fuqinë ekzekutive gjyqësi e polici të tyren!

Do ti mbyllnin Luftëtarët në burgje me akuzat që i kanë para përgatit e fabrikuar për kriminel të imagjinuar!

Askush nuk do ta qante kokën se pse këta do të dinë te justifikoheshin para botes, duke e pasur në përkrahje shtetin serb sepse Kosova do të mbetej përjetësisht nën Serbi!

S’ka se si më keq që do të ishte për luftëtarët dhe popullin Shqiptar nën Serbi!

Kjo e keqe do te zgjaste me shumë te këqija te tjera pa fund!

Pasi këto dy te parat nuk arritën të i bëjnë n këto te këqija te pa matshme e te pa fundme,këta i bën bashkë ndikimet dhe e gjeten përkrahjen e Rusëve e rusofilëve dhe e barten në Këshillin Evropian duke e konstruktuar një shpifje makabre të shpërfaqur e te kërkuar nga monstruozi Dick Marty!

Krejt nga kjo doli rezoluta,te krijohej Gjykata speciale!

Pasi dështoj kjo akuzë e rrejshme dhe doli sheshit që krejt këto ishin sajesa e montime te rreme e te qëllimshme nga armiket tan!

Kjo Gjykatë tani më nuk ka legjitimet, Kjo humbi edhe kredibilitetin e saj pasi ju dolën në sipërfaqe dosjet e materialet sensitive!

Po ashtu me shkeljet e një pas një shume te procedurave nga Prokuroria e ka te humbur kredibilitetin!

Kjo Gjykatë u një s dhe vazhdon në mënyrë te pa drejt e te pa arsyeshme!

Me banalitet mund te shpjegohet si u pranuar kjo me imponojë me e kushtëzime!

A e pranojnë  kët apo e bëmë Gjykatën ndërkombëtare!

Për Kosovën ma pak e keqe ishte kjo, gjithmonë asht gabim te zgjedhësh si te keqen e madhe si te vogël, se pse e keqja eshtë e keqe!

Nga presione  u zgjodh kjo e keqe qe te jetë fundi i një te keqe pa fund!

Pse mos te ishte në Kosovë por në Hagë kjo apo një gjykatë si kjo?

Pse mos te ishte për te gjithë fajtoret te çiles do etnie je qofshin,por vetëm për një etni ? Pse ti merrej Kosovës e drejta juridike e kushtetuese nga kjo Gjykatë!

Kjo shitet qartë se u krijuar nga te gjithë bakteret qe i përmenda ma lart,enkas për luftëtarët e UÇK-s

edh ma sektare eshtë brenda saj nuk gjykon Farkista as pjesëtar te ndonjë minoriteti apo ndonjë shtetas te huaj luftëtar i UÇK,s!

Po si do te mund te bëhej kjo Gjykatë në Kosovë nga çlirimtaret për çlirimtaret?!

Prandaj u bë nga te tjerët për çlirimtaret!

Pse duhet te pajtohemi me ma pak te keqen,pasi që nuk po gjykohemi në Serbi si humbësit e luftës!

Por po hetohemi e gjykohemi në Hagë, si Triumfalistet e luftës çlirimtare!

Lufta jonë ishte e drejt se pse ishte luftë mbrojtëse, ne mbrojtëm token ton shpetit tona Popullin ton!

Nga farosja e gjenocidi i pushtuesve shekullor Serbi-Sllav!

Lufta jon ishte e pastër sepse nuk bëmë krime, nuk u vranë njerëz te pa fajshëm,nuk shfaqi shenja te terrorit,nuk vrau njerëz në turma në mas te madhe, nuk masakroj nuk veproj as luftoj jashtë Kosovës! Nuk kalli shtëpi,grunaja,rafineri e nuk përhapi helme e s’mundje ngjiste epidemike,nuk beri pastrim etnik nuk dëboj me dhunë njerëz nga shpetit e tyre!

Pse duhet gjykuar UÇK,kjo ushtri vullnetare mbrojtëse e popullit?!

Një gjykatë e këtillë speciale do te duhej ber për Serbin qe beri Krime,Dëbime, Masakra e Gjenocid mbi etninë Shqiptare!

Dua te ju them bashkë luftëtare,

te ndihemi te gjithë krenar në radhë te par qe e sollëm lirin,që Kosova tani  është Shtet dhe e pavarur!

Kjo nuk mund te ndryshoj kurrë kjo histori s’mundet te ri kthehet mbrapa!

Sa për faksimet epitetet qe na veshën nga kushdo qofshin si do që te na quajnë separatist, nacionalist, luftënxitës,terrorist,kriminel apo :NDERMERRJE E PERBASHKET KRIMINALE”

Ne jemi veç çlirimtar!

Prandaj kokën lart përball q,do sfide e pa drejtësie!

Ky eshtë fundi i një të keqe!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …