Sesioni pranveror fillon me 28 janar

Seanca
e parë e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, do të mbahet me 28 janar. Në
të vërtetë, Kuvendi i Kosovës është dashur t’i fillojë punimet me 18 janar, por
kjo është shtyrë për 10 ditë më vonë. Në horizont nuk duket asnjë shenjë për
zgjidhjen e krizës politike në vend, çka nënkupton se seancat me gaz lotsjellës,
përplasje e bllokime fizike do të vazhdojnë ende. Sesioni i fundit në Kuvendin
e Kosovës, kishte filluar dhe përfunduar me bllokime, gjë që kishte detyruar
shpesh deputetët e koalicionit qeverisës t’i mbanin mbledhjet në një sallë
alternative. Pavarësisht mos-funksionimit të plotë të legjislativit, shumica e
deputetëve kanë marrë rregullisht pagat e tyre të larta, shoqëruar edhe me mëditjet
dhe beneficionet e shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …