Kamberi

Shaip Kamberi i reagon ministrit serb të Arsimit që kërkoni intonimin e himnit të Serbisë në shkolla

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit serb të Arsimit, Bozhidar Ruzhiq, i cili ka kërkuar që në shkolla të intonohet himni i Serbisë gjatë orës së parë më 1 shtator. Kamberi tha se obligim primat duhet të jetë sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptar në Luginë, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave. Ai theksoi se nuk do të befasohej nëse vendimi i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.

Kontrolloni gjithashtu

Jonas Westerlund: Institucionet të formohen sa më shpejt, 2026-ta mund të jetë vit i mirë për Kosovën

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën urgjente për formimin e institucioneve …