Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të diskriminohen, në Serbi

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, Në një intervistë për Zërin e Amerikës  tha se shqiptarët e Kosovës Lindore vazhdojnë të diskriminohen në Serbi. Deputeti Kamberi foli edhe për nismën “Ballkani i Hapur” për të cilën u shpreh se, pa pjesëmarrjen e të gjithë shteteve, Ballkani do të vazhdojë të mbetet një rajon i trazuar. “Shqiptarët janë të diskriminuar në sfera të ndryshme të jetës. Mohimi i integrimit të barabartë në institucionet e shtetit, përdorimit të lirë dhe zyrtarë të gjuhës në institucionet e shtetit, integrimit si një proces që fare nuk është zhvilluar, pavarësisht faktit se Serbia me tre programe dhe me tre marrëveshjet që ka me shqiptarët është zotuar se do ta kryejë këtë. Serbia, tha deputeti Kamberi, vazhdon t’i mohojë shqiptarëve të drejtën e përdorimit të simbolit kombëtar, ndërkohë që mban peng zhvillimin ekonomik të tre komunave, duke ndikuar në një shpopullim të qetë nga pjesa vitale e popullsisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …