Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Vuçiqi po mbijeton me “frymëmarrje artificiale”, 2026-a mund t’i japë fund pushtetit të tij

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, vlerëson se Serbia ndodhet në një krizë të thellë politike, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiq po qëndron në pushtet vetëm falë “frymëmarrjes artificiale”. Viti 2026 pritet të jetë vit zgjedhor dhe se këto zgjedhje mund të shënojnë fundin e pushtetit të Vuçiqit. Sipas Kamberit, pushteti i Vuçiqit është delegjitimuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndërsa politika e jashtme e tij e balancimit mes Lindjes dhe Perëndimit ka pësuar degradim serioz, gjë që është reflektuar edhe në kritikat e forta të Bashkimit Evropian për ngecje demokratike. Ai paralajmëron se zgjedhjet e mundshme të vitit 2026, nëse shoqërohen me manipulime, nuk do të njihen nga opozita dhe shoqëria civile, duke e futur Serbinë në një krizë edhe më të thellë politike dhe institucionale. Kamberi flet edhe për diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke paralajmëruar se brenda një dekade Presheva, Bujanoci dhe Medvegja rrezikojnë të mbesin pa policë shqiptarë, për shkak të mungesës së rekrutimit që nga viti 2016. Ai kërkon mbështetje më konkrete nga Prishtina dhe Tirana zyrtare, organizim më të mirë politik të shqiptarëve në Luginë dhe shpalljen e saj si çështje me rëndësi kombëtare për Kosovën, duke theksuar se vetëm një Kosovë e anëtarësuar në NATO do të forconte realisht pozitën e shqiptarëve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Von der Leyen: Pranimi i Ukrainës në BE, garanci kyçe për sigurinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se do të …