Ferat Shala: Kur Kurti tha “si”, ai paralajmëroi ndryshimin e qëndrimeve të tij ndaj politikës amerikane

Shala: Kosova nuk duhet të pranoj asnjë ndihmë që bëhet në emër të humanitetit nga një kriminel lufte, si Vuçiq

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas pranimit të testeve për koronavirus nga Serbia. Ai ka thënë se këto teste nuk është dashur të pranohen në asnjë rrethanë. “Fytyra kriminale me maskë humane. Testet e ardhura nga Serbia nuk do të duhej të pranoheshin në asnjë mënyrë. Kosova nuk duhet të pranoj asnjë ndihmë që bëhet në emër të humanitetit nga një kriminel lufte, si Aleksander Vuçiq. Para se të dërgoj çfarë do lloj ndihme si akt human, Serbia duhet të bëjë një veprim tjetër: të kthej eshtrat e mijëra shqiptarëve që i zhduki gjatë luftës dhe të kërkoj falje për mijëra të tjerë të vrarë. Asnjë sëmundje, asnjë pandemi, asnjë akt human nuk mund të lajë fytyrën kriminale të Aleksander Vuçiqit dhe Serbisë. Të pranosh ndihmë nga Vuçiqi dhe Serbia do të thotë të i jepësh mundësinë që ata të duken human dhe të lajnë fytyrën kriminale të tyre para botës. Këtë nuk duhet ta bëjë askush, asnjë qeveri”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Moskonstituimi i institucioneve po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka alarmuar se moskonstituimi i …