leoni

Endrit Shala: Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e tyre

Shala: Taksa është vendosur si kundërpërgjigje ndaj agresionit të diplomacisë serbe e cila ndërmori për çnjohjet

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është shprehur kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia. Shala ka thënë se taksa ndaj Serbisë është vendosur si kundërpërgjigje ndaj agresionit të diplomacisë serbe e cila ndërmori për çnjohjet, por edhe për dëmtimin e imazhit të Kosovës. Aimendon se nuk ka asnjë arsye për heqjen e taksës, pasi që Serbia mbetet po ajo e njëjta. Sipas Shalës, përderisa nuk eliminohen këto arsye agresive që e kanë detyruar Kosovën që të marrë një vendim të tillë, atëherë kjo masë duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi. Edhe sa i përket reciprocitetit ai ka shpjeguar se sa ishte ministër kishte dhënë urdhëresë që mallrat serbe të mos futeshin nëse të njëjtat nuk i referohen Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …