SHBA dhe Gjermania me kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kurtit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania kanë lëshuar deklarata të ashpra ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e akuzuar për veprime që nxisin tensione dhe rrezikojnë stabilitetin. Javën e kaluar, shefja e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, tha për media se SHBA-ja është “tejet e zhgënjyer” me Kurtin për shkak të veprimeve të tij politike ndaj komunitetit serb. Menjëherë më pas, Uashingtoni njoftoi ndërprerjen e Dialogut Strategjik me Kosovën. Sipas SHBA-së, paralajmërimet për të shmangur manovrat politike në veri janë injoruar nga qeveria në detyrë, duke rritur pasigurinë në vend. Kritika të ngjashme erdhën edhe nga Gjermania. Diplomati për Ballkanin Perëndimor, Michael Reiffenstuel, e cilësoi shqetësues shënjestrimin e institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, duke theksuar se këto veprime dëmtojnë qytetarët dhe rëndojnë marrëdhëniet bilaterale me Berlinin. Në më pak se tri ditë, Kurti u përball me dy paralajmërime të forta nga dy prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës – SHBA-ja dhe Gjermania.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …