SHBA i kërkon Kurtit hapa konkretë: Kosova nuk mund të ecë përpara me fjalë, por me vepra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë lënë një derë të hapur qeverisë në detyrë të Kosovës për rifillimin e bashkëpunimit, por kanë vënë kusht të qartë: veprime konkrete nga Albin Kurti. Ambasada amerikane në Prishtinë tha se tensionet e shkaktuara nga qeveria aktuale kanë kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar me Kosovën në prioritetet e përbashkëta. “Dera është e hapur për përmirësim të marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit, por kjo kërkon hapa konkretë nga kryeministri në detyrë Kurti për të ulur tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në reagim. Ky paralajmërim është sinjal i qartë se retorika e kryeministrit nuk mjafton më. Kurti ka zgjedhur të justifikojë tensionet duke i lidhur me sundimin e ligjit në veri, por ndërkohë po e çon Kosovën drejt izolimit nga partneri kryesor strategjik. Përtej deklaratave idealiste për “mos lënie të problemeve brezit të ardhshëm”, realiteti është se Kosova sot po humb besimin e aleatit që e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër. SHBA nuk kërkon fjalë, por hapa konkretë, dhe Kurti me sjelljen e tij po tregon paaftësi për të ndërtuar ura besimi. Në vend të forcimit të shtetit, qeveria ka zgjedhur përplasjet, duke e vënë Kosovën në një pozitë të rrezikshme ndërkombëtare. Nëse nuk ndryshon kurs, Kosova rrezikon të humbasë jo vetëm mbështetjen amerikane, por edhe kredibilitetin e saj në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryetar të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka prezantuar platformën prej 10 pikave për zgjedhjet e 24 prillit

Bujar Osmani: Mickoski është albanofob, Çairin do ta shndërroj në oazë bashkëjetese

Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar kryeministrin aktual …