SHBA-të, forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur një kontratë pesëvjeçare për projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari, duke konfirmuar kështu përkushtimin e tyre afatgjatë për praninë ushtarake në Evropën Juglindore. Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon ngritjen e infrastrukturës moderne për trupat amerikane dhe partnerët në rajon, si përgjigje ndaj sfidave gjeostrategjike dhe gjeopolitike aktuale. Sipas njoftimit zyrtar, kontrata e re do të përfshijë projekte të ndryshme në bazat ku operojnë forcat amerikane, duke siguruar mbështetje logjistike dhe funksionale për veprimtarinë e tyre. Ky zhvillim shihet si tregues i qartë i strategjisë së SHBA-së për të forcuar sigurinë në këtë pjesë të kontinentit. Në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes e mirëpret këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe rajonit. “SHBA është partneri ynë strategjik. Investimi në infrastrukturën ushtarake dhe madje edhe vendosja e një baze të përhershme në Kosovë do të kontribuonte ndjeshëm në sigurinë jo vetëm të Kosovës, por të gjithë Ballkanit Perëndimor,” tha Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes. Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati,  e lidh praninë amerikane me parandalimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. “Pozita jonë gjeografike është interes strategjik i SHBA-ve dhe NATO-s. Moslejimi i ndikimit rus është jetik për Uashingtonin dhe Brukselin, dhe kjo na bën prioritet në avancimin e forcave të armatosura dhe të sigurisë në Kosovë,” u shpreh Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi e demokracisë

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer, ka vlerësuar se ngërçi politik i krijuar në Kuvendin …