SAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se në Kosovë është prezent “Gripi i Shpezëve tipi H5N8”

Shefi i AUV-it Valdet Gjinovci ka siguruar qytetarët se mishi në Kosovë është i sigurt

Shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci ka deklaruar se mishi që gjendet në tregun e vendit tonë është i sigurt. Ai ka shtuar më tutje se agjencia që ai drejton bën kontrolle sistematike për të parandaluar produkte pa afat në treg. Ndërsa duke folur për skandalin e mishin të importuar nga Belgjika, shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci ka theksuar se mishin nga Belgjika e kanë zbuluar vet inspektoret e AUV-it, dhe 40 ton mish janë asgjësuar dhe se ai mish nuk ka qenë në tregjet apo marketet e Kosovës për asnjë sekond. Ne paralajmërojmë të gjithë ata që merren me industrinë e mishit por edhe me produkte të tjera që të mos ndihen të qetë nëse tentojnë të bëjnë gjëra të pandërgjegjshme sepse nuk do të lihen rehat nga AUV-i dhe prokuroria, ka theksuar shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …