Shefi i BE-së, Josep Borrell gjatë qëndrimit, në Nju Jork, i takoi liderët e Ballkanit Perëndimor. Takimi i u zhvillua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin me Josep Borrell ishte kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian thuhet se nga diskutimi u përqëndrua në sfidat e ngutshme gjeopolitike, veçanërisht ndikimin e dëmshëm të agresionit rus kundër Ukrainës dhe përpjekjet e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik. Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal. Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës. Ai theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.
Kontrolloni gjithashtu
LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
