Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, bashkë me deputetët Ali Berisha, Albena Reshitaj dhe Arbër Tolaj kanë pritur sot në një takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës, Blerim Syla dhe Islam Krasniqi. Temë diskutimi me përfaqësuesit sindikalë, ka qenë mos-implementimi i Ligjit për Paga, i cili ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës në kohën e Qeverisë Haradinaj. Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për gjendjen e fundit të shkaktuar nga pandemia e Coronavirusit dhe masat e ndërmarra për të evituar përhapjen edhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë
Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
