Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu thotë se platforma për Dialogun i përjashton bisedime me Serbinë për territore

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu: Presim ftesë nga LDK-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, thotë se ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga Lidhja Demokratike e Kosovës për tryezën e cila pritet të mbahet të mërkurën. Por, edhe pse ende nuk kanë pranuar një ftesë zyrtare nga kjo parti, Sejdiu tha nëse u vije ndonjë e tillë, do t’i përgjigjen pozitivisht. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, të premten ka bërë të ditur se do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët. Kujtojmë se dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë janë mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë dhe reformat për integrim.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …