leoni

Korea Veriore bënë të ditur se heq dorë nga testet bërthamore e raketore, ky lajm mirëprit nga ndërkombtarët

Korea Veriore bënë të ditur se heq dorë nga testet bërthamore e raketore, ky lajm mirëprit nga ndërkombtarët

Njoftimi i Koresë së Veriut se do të hiqte dorë nga testet bërthamore e raketore u mirëprit nga ndërkombtarët.  Udhëheqësi i shtetit komunist Kim Jong Un deklaroi se testet nuk ishin më të nevojeshme, pasi Peniani e kishte treguar se zotëronte armë bërthamore. Kryetari amerikan Donald Trump e cilësoi këtë si një lajm të mirë për botën. Në mesazhin e tij në rrjetin social Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se po priste me padurim të përballej kokë më kokë me Kim Jong Un në muajin qershor. Zyra e kryetarit të Koresë së Jugut, Moon Jae In, i cili pritet te takohet me liderin e shtetit fqinj javën e ardhshme, tha se bëhej fjalë për një progres shumë të rëndësishëm. Për Përfaqësuesen e Lartë të Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ky ishte një hap i shumëpritur, por që duhej të çonte drejt denuklearzimit të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …