leoni

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka këputur vandalisht mikrofonat nga foltoret

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka këputur vandalisht mikrofonat nga foltoret

Pas miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, në seancën e djeshme, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka këputur mikrofonat nga foltoret. Lidhur me këtë akt vandal ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili, ka shkruar se e dënon ashpër sjelljen e Sveçlës, duke thënë ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave institucionale dhe fyerje ndaj qytetarëve. Prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët. Sot, Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve. Kërkojmë nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …