Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se sundimi i ligjit duhet të jetë për të gjithë. Wigemark e ka thënë këtë nëpërmjet një postimi në Twitter, ndërsa ka njoftuar për bashkëpunimin e fundit me IKD-në për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të besueshëm. “Krenar për punën tonë me organizatën e shoqërisë civile IKD, për angazhimin e qytetarëve të zakonshëm të Kosovës si ‘monitorues’ të gjyqësorit të Kosovës”, ka shkruar Wigemark.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
