Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji takoi ekipin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Arben Kingji zhvilloi sot një takim me ekipin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit pjesëmarrës në aktivitetin “Gratë, Paqja dhe Siguria”. Gjeneral-major Arben Kingji bëri të ditur se në takim u diskutua mbi implementimin e politikave të barazisë gjinore në të gjitha aspektet e operacioneve dhe veprimtarive të Forcave të Armatosura  konform Planit Kombëtar Strategjik të Veprimit për Barazinë Gjinore, Rezolutës të Kombeve të Bashkuara dhe standardeve e rregulloreve të NATO-s. Ai theksoi se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë bërë një progres të ndjeshëm në këtë drejtim, duke nisur që nga përmirësimi i rregulloreve të rekrutimit, promovimi i lidershipit të grave në hierarkinë ushtarake, heqja e kufizimeve në pozicione specifike, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes në misione, trajnime dhe stërvitje brenda dhe jashtë vendit. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …