leoni

Pas kërkesës së Amerikës, Izraeli lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës në pikë-kalimin kufitar me Egjiptin

Numri i palestinezëve të vrarë nga ushtria e Izraelit në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori 2023 është rritur në 30 mijë e 878

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 30 mijë e 878, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacioni për sulmet që Izraeli po kryen prej 154 ditësh. Ushtria izraelite ka vrarë 78 palestinezë në 24 orët e fundit dhe humbjet e jetëve janë rritur në 30 mijë e878 ndërsa me 104 palestinezë të plagosur në sulmet e fundit numri i të plagosurve është rritur në 72 mijë e 402. Në deklaratë thuhet se 72 për qind e atyre që humbën jetën në sulmet izraelite ishin fëmijë dhe gra. Izraeli ka kryer 8 masakra, në Gazë, në 24 orët e fundit dhe se ende ka të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesës së forcave izraelite, ekipet mjekësore dhe pjesëtarët e Mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë te trupat e pajetë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …