Me manifestim kulturor-artistik u shënua në Ferizaj – 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në ambientet e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj u mbajt manifestim me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit! Në këtë ngjarje ku mori pjesë drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit, mësimdhënës të shumtë, nxënës, prindër, drejtues shkollash e shoqatash të ndryshme, institucione të sigurisë, KFOR-i amerikan etj, u mbajt një program i pasur kulturor-artistik, u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit në pension, shoqatat e ndryshme të lidhura me veprimtarinë e tyre me arsimin, institucione të sigurisë, KFOR-i amerikan etj gjersa në fjalën e tij, drejtori i Arsimit, uroi të gjithë mësimdhënësit në këtë ditë e gjithashtu shprehu vlerësimin për kontributin e tyre në arsimin ferizajas. “Është një ditë e shënuar kjo ditë e sotme. Është 7 Marsi – Dita e Mësuesit, siç rëndom është emërtuar në mesin e gjithë shoqërisë. Është dita kur më 1887 në Korçë u hap vatra e parë e dijes shqipe, u hap Mësonjëtorja kombëtare drejtuar nga patrioti i dalluar, Pandeli Sotiri. Janë të mirëdokumentuara përpjekjet e brezave për arsimin në gjuhën tonë amtare. Janë të panumërta sakrificat e brezave të çdo epoke për arsimin shqip. Ne ishim, ndër të vetmit popuj, që na u mohua shkolla shqipe përgjatë historisë, ne ishim e jemi shembulli sesi me gjak, me martirizim, me tytë të pushkës në luftën për liri, ngritëm themelet e arsimit shqip.Ata ranë, për lirinë. Ata ranë, që ne sot, të mësojmë në gjuhën tonë, në shkronjat shqipe, në dijet e çmuara që liria i mundëson një populli. Ferizaj, në 150 vite të themelimit të tij, një hark të konsiderueshëm kohor të ekzistencës së tij, nuk pati shkollë shqipe, nuk pati arsim në gjuhën amtare, por ama ndër breza ruajtëm me plot sakrifica, dashurinë për shkollën shqipe, shkronjat shqipe, duke nxjerr e i dhënë vendit, profesionistë të shumë fushave. Ferizaj sot, numëron dhjetëra shkolla fillore e të mesme, janë mijëra nxënës që çdo ditë marrin dijet, aftësojnë e avancojnë shkathtësitë e tyre, tërësisht të lirë, larg robërisë që jo shumë vite më parë, qëndronte mbi kokat tona. Sot, me kushte krejt moderne, të krahasueshme me vende të zhvilluara, me qasje në teknologji e me prirje të afirmuara gjerësisht, shkollat tona janë storie e suksesit. Në këtë kuptim, asnjëherë nuk jemi të vetmjaftuar, por ama edhe rezultatet duhet theksuar, veçanërisht në pikëpamjen tonë, që të avancojmë rrënjësisht, infrastrukturën shkollore, me objekte të reja e moderne, kushte pune e meritokraci bartur kjo tek ju, mësimdhënës, drejtues të institucioneve arsimore, nxënës e staf arsimor”.

May be an image of dais, crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …