Mimoza Kusari-Lila

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, tha se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave

Shefja e deputetëve të  Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave dhe se do t’i zbatojnë plotësim-ndryshimet e rekomanduara për të mos u rrëzuar ligji. Ajo tha se Ligji për Paga ka pasë disa objektiva e që njëri prej thelbësorëve të synuar është prekur nga ky vendim i Kushtetueses. Një prej problemeve përmbajtjesore ka përfshirë edhe uljen e pagave të zyrtarëve që në mënyrë disporpocionale kanë qenë shumë më të larta sesa ndoshta krerët e shtetit. Ende s’e kemi parë aktgjykimin e plotë, por duket se këto nene të cilat e kanë përfshirë nivelizimin, gjegjësisht uljen e pagave të zyrtarëve që kanë qenë krerë të agjencive të pavarura apo në institucione të tjera, në këtë rast edhe vetë gjykatësit, tha zonja Kusari.

Kontrolloni gjithashtu

Naim jakaj

Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …