Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Qeveria-Kurti ka hequr dorë nga kushti që dikur ishte plan gjerman, për marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se ka hequr dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj ishte bërë i Bashkimit Evropian për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” me Serbinë. 10 vjet më parë, Kosova ka humbur një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westervele, i cili, i kishte dhënë mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë aktuale që ka hequr dorë nga ky kusht, dhe kanë pranuar një marrëveshje që nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …