Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari kundërshton kërkesën e PDK-së, për shpërndarjen e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u shpreh  kundër kërkesës së PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhje të reja, duke thënë se kjo është e paimagjinueshme”. Ajo ka arsyetuar dështimin e sotëm të seancës plenare, e cila sipas saj ndodhi, me kërkesë të vetë iniciuesit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për një datë tjetër. Të paimagjinueshme e konsideroi shpërndarjen e Kuvendit, pasi pozita është e gatshme të vazhdojë mandatin deri në fund. E pyetur se a ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe PDK -së për shpërndarjen e Kuvendit, Kusari-Lila ka mohuar një gjë të tillë. Ajo shtoi se numri i projektligjeve të miratuara, përfshirë edhe ato  ndërkombëtare, është gjithsej 244.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …