Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin pas vrasjes së Ivanoviqit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, këtë mëngjes në veri të Mitrovicës. “Në bisedat telefonike, përfaqësuesja e lartë e dënoi fuqishëm vrasjen dhe shprehu ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij. Ajo shfaqi shpresën se autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë nuk do t’i kursejnë përpjekjet për t’i gjetur autorët dhe për t’i sjellë ata përpara drejtësisë, pa vonesa”, thuhet në komunikatën që ka lëshuar Zyra e Mogherinit. “Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, do t’i mbështesë autoritetet në përputhje me mandatin e tij”, tha Mogherini. Ajo po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …