Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret marrëveshjen për ndërtimin e “Kosova e Re”, edhe pse i vonuar

Oda Ekonomike e Kosovës: Të jemi më seriozë me agjendën integruese evropiane

Oda Ekonomike e Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve vendore që të përcaktohen qartë për avancimin e agjendës evropiane të vendit, pasi strategjia e re për zgjerim, e hartuar nga Komisioni Evropian, e cila pritet të publikohet në shkurt, do të përcaktojë kahun e procesit integrues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. “Ne duhet të shfrytëzojmë rëndësinë që ka viti 2018, për procesin integrues dhe në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit. Ratifikimi i demarkacionit, luftimi i krimit dhe korrupsionit në përmbajtje, si dhe përfundimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, janë sinjal i fuqishëm për përkushtimin tonë në rrugën evropiane dhe do të ofronin një stabilitet politik dhe ligjorë, që mbetet një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik për çdo vend në tranzicion”, thuhet në komunikatë.

OEK paralajmëron se nëse institucionet e vendit nuk veprojnë shpejt dhe nuk e shfrytëzojmë momentumin që po krijohet, vonesat do të jenë të pashmangshme, ndërsa ata që do të pësojnë më së shumti do të jenë qytetarët dhe bizneset e vendit. “Nuk mundet askush vazhdimisht t’i përshtatet vetëm agjendave tona. BE në vitin e ardhshëm do të kufizohet në vendimmarrje si pasojë e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, prandaj çdo vonesë e jona në muajt e parë të këtij viti do të bëjë të pamundshme qoftë liberalizimin e vizave, qoftë avancimin në procesin e integrimit evropian, për një afat të gjatë kohor”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …