Shefqet Dibrani: Veprat e Vasil Tabakut

Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.


Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.


Në vitin 1977 ka përfunduar  Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.


Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh  Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.


Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:


– l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.


– 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.


– 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.


-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.


– 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.


– 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive  si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.


– 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ  i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.


– 1999 – 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.


– 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.


– 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.


– 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.


– 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN – 1 dhe  Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në  Zvicër etj.


– 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet  i papunë.


– Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.


 


SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:


 


Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”,  “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.


– Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.


 


VEPRAT LETRARE:


1.     Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.


2.     Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.


3.     Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.


4.     Ndërrimi  i epokave“, studime, 1988.


5.     Bota në sytë e mi”, ese, 1990.


6.     Klithmë drite“, poezi,  1998.


7.     Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.


8.     Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.


9.     Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.


10.  Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.


11.  Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.


12.  Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.


13.  Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.


14.  “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën  persishte, Teheran, 2004.  


 


ËSHTË PREZANTUAR:


15.  Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.


16.  Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”,  Holzminde/Germany, 2003.


 


Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.


Vasil Tabaku, jeton në Tiranë.


Adresa elektronike:  [email protected]


Përgatiti: Sh. DIBRANI


 


Vasil TABAKU: 


HYRJA E PRANVERËS


    


Vasil Tabaku: „HYRJA E PRANVERËS“, poezi, botoi Shtëpia Botuese “NAIM FRASHRI”, Tiranë, 1976. Redaktor: Ramazan VOZGA. (B.M.) dhe (B.V.) : 891.983-1  T- 12


 


 


HYRJA E PRANVERËS


 


Nga gëmusha e bleruar


U ngrit zogu


Dhe  nga krahët


Shkundi dimrin.


Marsi


Me mijëra manushaqe


Puthi tonën…


Me një lirikë


Pranverën putha edhe unë…


 


Gëzuash pranverë


Afshi yt


Është në çeljen e luleshqerrës


Në biqet e grurit


Dhe bisqet e pemës


Në frymëmarrjen e blerimit


Në receptorin ku telefonon kjo vajzë


Adresën time të largët veriore…


Është në kopshtin e këtyre fëmijëve


Që emrin tënd


Cicërojnë brenda një vjershe.


Frymëmarrja jote pranverë


Është në dashurinë e ushtarit


Që në jakën e kapotës


Mban të çelur një burbuqe


Afshi yt është kudo stinë ripërtëritëse…


 


 


POEZIA E NËNËS


 


Retë dridhen lehtë përmbi hënë


Si shamia jote përmbi thinja


Paske dalë t’më presësh


Paske dalë mok e mira nënë,


Me njërën dorë nga gëzimi


Harruar tek zemra…


 


Paske dalë,


Buza ç’tu dridhka prej mallit…


Ç’mendon ashtu moj e mirë


Ç’mendon?…


Mos valle dhimbjet e ditëve te largëta…


 


Si rrezja


Fijen e njomë të barit


Më rrite


Ngrohtësia jote


U bë dashuria ime…


Puthjet e tua


Ëndrrat e mia


Dhe qumështi yt


Janë vet jeta


Vet dashuria…


 


 


FËMIJËRIA


 


Macja


Që loz


Me lëmshin e kaltër të mbesës


Nuk shthur thjeshtë një lëmsh


Kujtimet e mia zgjidh,


Fijet e jetës


                   Shpleks lehtë-lehtë,


Ditët e para të fëmijërisë…


 


Ditët e para të rritjes,


Këmbët e vrara nga gurët,


Këmishën e zbardhur


Varur në gardh…


Festa e abetares


Rrepa dhe gjyshi i bardhë


Një këngë e sapo mësuar


Tek fluturonte mbi gjithë kopshtin


Një pushkë druri sipër tavolinës


Me inicialet e gdhendura të emrit tim


Dhe një flamur i vogël


Në duart e mia…


U rritëm kaq shpejt…


Po fëmijëria


Më duket sikur


                        Zgjuar,


Gjithë zëra, prapa derës është…


 


Loz macja


Loz edhe mbesa ime Shpresa


Ngadalë lëmshin e kaltër mbledhin


Ngadalë sikur druhen


Mos fëmijërinë time trembin…


 


 


URA E QABESË


  (Baladë)


 


Urë e largët në Lindje


Urë me gurë të mëdhenj


Nxirë si muzgje


Me shpinën shekullore


Kërrusur nga pasha e qindra ushtrive…


Ushtri që dynden drejt Orientit


Mbytur në zheg e pluhur.


Duke mbartur mbi vite


Peshën qiklopike të tragjedive…


 


Bir i Shqipërisë


Kaloi mbi ty


Mbi ty treti rininë


Nën flamuj e klithma të huaja


Poshtë qiellit zhuritës


Të saharasë së vdekjes


 


Urë e Qabesë


Si hyre kështu në këngët tona


Në pikën e lotit të nënave


Në ëndrrat e brishta të vajzave


Në dridhjen e buzëve që thaheshin,


Ndërsa në krahët e grave


Mbetej emri i nizamit pa varr?…


 


Urë e Qabesë


Kënga jote e zezë


Këndohej si himn i dhimbjes


Nën çati prej kashte


Rrënuar nga pritja…


Oh, mallkuar qofshin


Gjithë luftërat e pafund!


Ushtari i varrosur atje larg


Thërriste i trishtuar…


mbeç more shokë mbeç…


 


Eh moj urë e zezë


E zeza urë


Mbi shpinën tënde


Gjithë gunga ngrënë nga ikja


Si deve e gjymtuar në shkretëtirë


Nuk ngrihen më re pluhuri


Nga këmbët dhe arabatë


Ti mbete e varrosur brenda këngëve


Monument dhimbjeje


Por arkitektura jote e shëmtuar


Rishfaqet nga shekulli në shekull


Në imagjinatën e kombeve…


 


 


VLORA


(Baladë)


 


Ecnin, ecnin ata trima


Në luftë drejt Jugut shkonin


Edhe këngën “Vlora… Vlora”


Ndezur epope këndonin.


 


Ndezur epope këndonte


Edhe trimi gunëbardhë


Si ortek zemërimi zbriste


Të rreptët male radhë radhë.


 


Zbriste malet radhë radhë


Në ballë puthja seç i digjte


Puthje vashës atje larg


Si e dashurisë lulëkuqe


 


“Vlora…Vlora…Vlor’ e rrallë”


Ç’janë gjithë këta dasmorë


Me flamur ç’po ndodh vallë,


Deti ç’ka që nxinë moj Vlorë?


 


Oh nxin deti me dushmanë


Mbushur plotë me gjëmime,


lulet janë trazuar me plagë


seç u skuq pranvera ime…


 


tufa lulesh mbi të rënët


një zambak plag’ e Selamit


gunën lart çonin erërat


rënë mbi telat e dushmanit.


 


Rënë mbi telat e dushmanit


Heshtëte zemër e djaloshit


Pushk’ e nxehtë poshtë shkëmbit


Me vështrim përtej detit


 


Me vështrimin lart mbi det


U përkul një çast dielli


“Vlora… Vlora…” çeli buzët


Dhe pastaj përgjithmon’ fjeti


 


Fjeti trimi përgjithmonë


Atje larg e priste vajza


Me një grusht të bukur ëndrrash


Me një grusht ëndrrash të bardha…


 


Po veç shiu me ngadalë


Vinte tej nga perëndimi


E pikonte shkëmb e mal


Lot ’ paprerë hidhërimi


 


Bashkë me emrin e trimit


Stuhi erdhi vetë kënga


U ngrit mbi shiun e pikëllimit


Zjarr gjëmoi : “Vlora… Vlora…”


 


 


VLLJA E TRIMËRISË


 (Kur i thanë Hamkos nënës së njërit prej trimave të Rrapo Hekalit se djali i saj ka rënë në male, ajo hoqi shaminë nga koka dhe nisi një valle që sot në Mallakastër e quajnë “Vallja e trimërisë”)


 


Hankua ish e lehtë si gjethi n’valle


Vajzat pas këngës vinin radhë radhë


Belin e hajthëm këputnin ngadalë


Herë ndezur flakë herë shtruar, shtruar…


 


Çelnin këngët nga gjoks’ i saj


Çelnin zemrat e vajzave për trimat


Plot dashurit’ ua jepnin pastaj


Djemve të fshatit si vetëtimat.


 


 Një dit’ hanko stuhi doli në valle


Degët e çelura rrept tundnin pemët


Gonxhet pikonin lot ngjyrë alle


Ndërsa zi të dridhshme mbanin këngët


 


Larg në male  kish rënë komiti


Pas istikamit kish heshtur një pushkë


Një rrëkezë gjaku nga shkëmbi zbriti


Dhe Flamuri ishte bërë i kuq prush…


 


Hankua e hoqi  të bardhën shami


Mbi supe iu derdhën flokët e bardhë


Mbi dhimbjen u ngrit  stuhi


Në vallen e trimit, gruaja e rrallë…


 


 


VJOLLCA


(Motrës)


 


Vjollca, Vjollca


Thirra tek dritarja e hapur


Dhe prita


Si atëherë të nderje gërshetat jashtë


Të rendnim nëpër kopsht


Në flok


Të të hidhja një grusht me xixëllonja


E gjer në lodhje


Të rendnim me zogjtë…


 


Ti kishe ikur


Rrugëve të jetës


Duke marrë me vete


Mallin tim


Gërshetat e bukur


                            Dhe dashurinë…


Në krahët e lumturisë


Qeshje me zë prej gruaje….


 


Është e vërtetë,


Ti një ditë


Do të ikje


Por nuk duhet të harrosh


Dritaren to

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …