leoni

Shemsi Jashari: Kurti po përçan shqiptarët kudo, vetëm në Shqipëri s’i ka “dhezur”

Analisti politik Shemsi Jashari ka kritikuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për ndikimin e tij, siç tha, përçarës në skenën politike shqiptare. Në një prononcim për media, Jashari u shpreh se ndikimi i Kurtit nuk është kufizuar vetëm brenda Kosovës, por është shtrirë edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët. Sipas tij, kryeministri ka pasur ndikim të madh në diasporë dhe në hapësirat shqiptare jashtë vendit, si në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës, ndërsa në Shqipëri “ende nuk ka arritur të ndezë shumë zjarre politike”. “Përçarja s’ka qenë vetëm në Kosovë, por edhe në vendet ku ka shqiptarë. E shohim në Maqedoni, në Luginë. Për fat të mirë, në Shqipëri nuk i ka ndezur shumë,” tha Jashari. Analisti shtoi se qasja politike e Kurtit ka krijuar ndasi të panevojshme mes shqiptarëve, në vend që të ndërtojë bashkëpunim gjithëkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku me kritika ndaj qasjes aktuale diplomatike të Qeverisë së Kosovës

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka komentuar sot mënyrën se si …