Shëndeti i fëmijëve tanë është prioritet!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në facebook se komuna e Rahovecit do të subvencionijë policën e sigurimit shëndetësor për çdo fëmijë në çerdhet e komunës.

“Komuna e Rahovecit do të subvencionojë policën e sigurimit shëndetësor për çdo fëmijë në çerdhet e komunës. Ky hap synon të nxisë prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe, duke ofruar siguri më të madhe shëndetësore për fëmijët dhe lehtësi më të madhe për prindërit, posaçërisht për nënat që punojnë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …