Përmes një tribune është bërë shënimi i 62 vjetorit të shkollës së normales në Ferizaj. Ky manifestim është mbajtur në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajt, ndërkaq kanë marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani, drejtori i Shërbimeve Publike, Arben Halili, profesorë si dhe mysafirë të shumtë. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar organizatori i kësaj ngjarje Jusuf Musa. Ndërkaq Hanumshahe Sopa- Ilazi, ishte gjenerata e parë e normales e cila ka folur për gjeneratat e parë të kësaj shkolle. Po ashtu të pranishmëve ju është drejtuar edhe profesor dr. Ismajl Hasani, si dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani. Organizator i këtij manifestimi ishte Shoqata e Intelektualëve të Ferizajt bashkë me Komunën e Ferizajt. Shkolla normale kishte profesor nga të gjitha trevat shqiptare.